
Sipas dokumenteve, blerjet përfshijnë tavolina, kolltuqe, dollapë, rreth 3 939 m² perde me mekanizëm, 242 karrige me rrota dhe 12 dollapë zhveshjeje. SPAK argumenton mosndarjen në lote me “koherencë estetike” dhe “përgjegjësi të qartë teknike”.
SPAK ka shpallur një tender me vlerë maksimale 793 mijë euro për mobilimin e godinës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Procedura ka nisur më 24 shtator dhe përfundon më 24 tetor 2025.
Sipas dokumenteve të publikuara, lista e blerjeve përfshin tavolina pune, kolltuqe, dollapë, rreth 3 939 m² perde me mekanizëm, 242 karrige me rrota dhe 12 dollapë zhveshjeje.
Tendera nuk është ndarë në lote; në dokumentacion theksohet se kjo zgjidhje u zbatua për “nevojë koherence estetike” dhe “përgjegjësi të qartë teknike” te një operator i vetëm. Përgjegjës për procesin janë Lulzim Mata dhe kancelarja Laureta Binaj.
Ky investim pason tenderin e rikonstruksionit të brendshëm të godinës, i finalizuar në dhjetor 2024 me një ofertë 3.71 milionë euro nga një bashkim kompanish i udhëhequr nga “2T”. Më herët, godina e BKH-së ka kushtuar mbi 4 milionë euro për ndërtim dhe i është vënë në përdorim SPAK-ut pas marrëveshjes mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Tiranë.
Në paketën e përshtatjeve për funksionimin e plotë të strukturave përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli mbi-tokësor që lidh zyrat e BKH-së me Prokurorinë e Posaçme. Procedura e mobilimit vijon sipas afateve dhe kushteve të shpallura.