
Kandidatët e opozitës, tre emrat drejt Bashkisë së Tiranës Kryesia e Partisë Demokratike sapo ka miratuar një listë të shkurtër me tre emrat drejt garës për bashkinë e Tiranës. Emrat janë Florian Binaj, kandidati që duket se ka edhe mbështetjen më të madhe, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
Mbledhja po mbahet në selinë e Partisë Demokratike me pjesëmarrjen e kreut të PD-së Sali Berisha, sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, dhe anëtarëve Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Agron Gjekmarkaj.Në takim marrin pjesë edhe anëtarët e grupit negociator me aleatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.Në qendër të mbledhjes është përzgjedhja e kandidatit të pavarur që do të mbështetet nga opozita për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.