
Tensionet midis Rusisë dhe aleancës së NATO-s kanë arritur një tjetër pikë të rrezikshme, pasi burime të inteligjencës gjermane pretendojnë se Kremlini po diskuton mundësinë e një sulmi ushtarak kundër një vendi anëtar të NATO-s. Lajmi u bë publik nga Andrius Kubilius, Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, i cili paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për më të keqen.
Në një intervistë Kubilius deklaroi: Ky paralajmërim vjen në një kohë kur raportet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë. Javët e fundit, dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të vendeve të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Estoninë, duke detyruar avionët e aleancës të ngrihen urgjentisht për interceptim.
Incidentet, të cilat ndodhën më 10 shtator dhe më pas në disa pika të tjera të Evropës Veriore, janë parë nga analistët si testim i qëllimshëm i reagimit të NATO-s nga ana e Moskës.
Në këtë klimë të tensionuar, Putin ka reaguar me retorikë sfiduese ndaj Perëndimit, duke ironizuar shqetësimet për një sulm të mundshëm si “panik i fabrikuar”. Megjithatë, presidenti rus theksoi:
“Nëse ndokush dëshiron të përballet me ne në fushën ushtarake, le të provojë. Kundërpërgjigjja e Rusisë nuk do të vonojë.”
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, në një takim me gjeneralët amerikanë, kritikoi zvarritjen e luftës në Ukrainë, duke e quajtur atë një luftë që duhej të kishte përfunduar brenda një jave.
Ekspertët perëndimorë thonë se Evropa ndodhet në pragun e një epoke të re të pasigurisë, ku çdo incident mund të përshkallëzohet në përplasje të madhe. Në këtë kontekst, thirrja e Kubilius për gatishmëri totale ushtarake, sociale dhe civile, tingëllon si një paralajmërim serioz që askush nuk mund ta injorojë.
Në sfondin e gjithë kësaj, Kremlini mohon çdo plan agresioni, por mbetet i mbyllur pas një perdeje heshtjeje, një heshtje që, sipas shumë analistëve, është më shqetësuese se çdo deklaratë lufte./ Daily Star/