
Francia Raisa, që i dhuroi veshkën Selena Gomez, mohon zërat për konflikt dhe i uron këngëtares lumturi në martesë.
Aktorja Francia Raisa, që në vitin 2017 i dhuroi një veshkë Selena Gomez, ka reaguar për herë të parë pas mungesës së saj në dasmën e këngëtares me Benny Blanco.
Në një intervistë të re, Raisa tha se thashethemet për përçarje janë të pavërteta, duke theksuar se dhurimi i veshkës ishte një gjest human, jo një detyrim.
“E di që ajo po martohet dhe jam shumë e lumtur për të. Ka një jetë të bukur dhe jam mirënjohëse që munda ta ndihmoj,” – tha aktorja.
Ajo shtoi se askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh dhe se me Gomez janë në paqe, thjesht kanë pasur nevojë për hapësirë.