
Presidenti i FSHF-së forcon praninë e Shqipërisë në strukturat drejtuese të futbollit botëror.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA për një mandat katërvjeçar. Ky komitet mbështet federatat në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes në futboll.
Duka, që mban edhe postet e Zëvendëspresidentit të UEFA dhe anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, konsiderohet një nga drejtuesit më me ndikim në arenën ndërkombëtare të futbollit.