
“Flamur Noka ka “shpërthyer” në akuza ndaj mazhorancës paraditen e kësaj të enjte. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe te deklaratat e qeverisë, të cilët kanë pohuar më herët se nuk kanë mjaftueshëm policë për të mbrojtur institucionet e drejtësisë në vend.Ndërkohë që për “bosin” e Elbasanit, sipas Nokës, qeveria del garant dhe i vë në dispozicion Policinë.Deputeti tha se para dy javësh Policia e Shtetit ka shoqëruar nga Elbasani për në Tiranës Suel Çelën. Sipas demokratit ai u soll te dentisti në kryeqytet.“Ka ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme si kjo që ndodhi në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministria, madje në Austri për një ngjarje më të vogël se kjo ka rënë dhe qeveria. Ju flisni për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, por ju e keni me njëËshtë vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i drejtësisë së bashku me zonjën ministre të brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi morale dhe ligjore vijnë këtu dhe zgërdhihen, ju i duartrokisni, vijnë këtu dhe flasin idiotësira duke i drejtuar se fajtor është opozita, dhe kjo është idiotësi.A e kuptoni se ku jeni? Ju zotëri prandaj i keni çuar situatën në këtë vend, sepse kur trimërohet krimi. Ju nuk keni policë të mbroni gjykatësit, por për të shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë e bëni ju, keni policë. Ja pra kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh me policë dhe makinë policie, këtu po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës do të shembej gjithë shteti”, tha Noka.