
Ka përfunduar mbledhja urgjente e KLGJ-së në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.Në fjalën për mediat pas takimit, kreu i GJKKO-së, Erion Bani u shpreh se gjykatat në Shqipëri nuk kanë kushte për të ushtruar veprimtarinë e tyre në shërbim të publikut.
Ai ka shtuar se çdo masë e marrë për të shtuar sigurisë e punonjësve të drejtësisë është e mirëpritur, madje ka siguruar se do të bashkëpunojnë në çdo drejtim për këtë çështje.
Erion Bani: Tani është fakt i ditur botërisht se të gjitha gjykatat në Shqipëri nuk kanë kushte për të ushtruar veprimtarinë e tyre në shërbim të publikut. Drejtësia është shërbim. Që shërbimi të jepet më i mirë duhen kushte. Nëse një gjyqtar hyn në të njëjtën derë me të gjitha palët, nuk mund të kesh siguri. Nëse gjyqet zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve se s’ka salla gjykimi nuk mund të perceptohet drejtësia.Vendimi i qeverisë për masat shtesë?
Erion Bani: Ia jep ligji për të marrë masa shtesë sigurie. Për ne janë të pranishme çdo lloj mase qoftë nga qeveria, qoftë nga legjislativi. Do të bashkëpunojmë me këdo për masat e sigurisë. Siguria e gjyqtarëve është thelbësore. Pa sigurinë e gjyqtarëve nuk mund të ketë drejtësi.