Aktualitet Drejtësia Institucione opinion Shqipëria Uncategorized

Manipulimi i ligjit nëpërmjet manipulimit të gjuhës shqipe, në shërbim të oligarkëve

🏣 Posta Kufitare, e vendosur në krahun verior të bankinës së kanalit të  Vivarit, i ka fillesat gjatë viteve '30 të shekullit XX. Fillimisht ka  shërbyer si pikë doganore për kontrollin e

Vetëm disa ditë pas nisjes së koncesioneve për rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë, vjen një vendim tjetër i qeverisë për 5211 m² pronë publike në ish-postën kufitare Vivar të Ksamilit, të cilat po i hiqet administrimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’ia kaluar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Strategjia e qeverisë për tjetërsimin e pasurive publike është e qartë. Kryeministri Rama, fillimisht, ia hoqi këtë objekt Policisë së Shtetit dhe ia dorëzoi Ministrisë së Turizmit. Tani, me të njëjtën manovër, ia kalon strukturës që përgatit pasuritë për privatizim për t’ia dorëzuar oligarkut të tij këtë pasuri publike.

E vërteta, se përse është e lakmuar kjo pasuri, gjendet në dokumentet e kadastrës: Ky vendim mbulon një ndërtesë dy katëshe dhe një sipërfaqe të lakmuar buzë detit në Kepin e Stillos, përballë Korfuzit dhe pranë Butrintit…

Pas këtij vendimi, menjëherë të lindin disa pyetje, por të ndalemi tek ato që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe:

– Pse objekti në fjalë është shënuar si “Postë Kufitare në Sarandë”?

– Pse bëhet ky manipulim i terminologjisë?

– A bëhet për të fshehur vendndodhjen strategjike të pronës publike, apo për të fshehur skandalin e këtij vendimi?

– I rastësishëm është ky tjetërsim terminologjik, apo tregon për një taktikë të mirëmenduar për të shmangur të vërtetën e manipulimit të ligjit dhe për të lehtësuar abuzivizmin e këtij privatizimi?

Një vendim që nuk e thotë saktësisht çfarë po ndodh, është një vendim që fsheh diçka… Dhe ajo që fshihet ose, më saktë, ajo që po manipulohet, është fakti që kjo pronë, e cila për vite me radhë ka qenë pjesë e administrimit shtetëror, tani po përgatitet për t’iu dorëzuar një oligarku.

Sidoqoftë, alarmi është ndezur: Sipas burimeve brenda Korporatës së Investimeve Strategjike, kjo pronë shtetërore do të shpallet “zonë turistike e zhvillimit të qëndrueshëm” për t’u koncesionuar me të njëjtën formulë si Saranda, Vlora dhe Velipoja.

Ky nuk është një vendim i thjeshtë teknik, siç dëshiron të na e paraqitë Edi Rama, por një skemë e mirëmenduar manipulimi, ku gjuha e ligjit nuk përdoret për informim, por për të kundërtën. Në një vend ku ligji manipulohet nëpërmjet gjuhës, pasuritë kombëtare rrëmbehen pa asnjë pengesë.

Qytetarë! Jini vigjilentë! Çdo vendim i tjetërsuar gjuhësisht, çdo frazë e mjegullt, fsheh një skandal që do të dalë në dritë vetëm pasi pronat të kenë ndërruar duar.

Lin Guisti

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *