
Një mesazh anonim që paralajmëronte për një sulm të mundshëm terrorist në katedralen Notre-Dame të Parisit është gjetur të premten pasdite brenda ndërtesës nga një punonjëse e shërbimit fetar, sipas. Letra e shtypur, e vendosur pranë qirinjve, thoshte: “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor, do të vijnë vizitorë të huaj që, me ndihmën e të tjerëve, kanë fshehur tashmë thika në katedrale. Ata do të bëjnë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.”
Shërbimet e sigurisë u vunë menjëherë në dijeni, por nuk e evakuuan ndërtesën. Ato kryen kontrolle të imtësishme për të përjashtuar çdo rrezik real. Policia e Parisit njoftoi më vonë se kontrollet lejuan heqjen e dyshimeve, duke sqaruar se asnjë armë apo mjet i rrezikshëm nuk u gjet në ambientet e katedrales.
Para rihapjes për publikun të shtunën në mëngjes, Notre-Dame iu nënshtrua edhe një inspektimi të dytë sigurie të përbashkët nga autoritetet policore dhe menaxhmenti i vendit të kultit. Aktualisht, ndonëse hetimet vazhdojnë, policia e konsideron ngjarjen si alarm të rremë, por me rëndësi të veçantë për shkak të simbolikës së objektit.