
Kryeministri në detyrë ka uruar Shqipërinë për fitoren ndaj Serbisë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc. Serbia dhe Shqipëria u përballen në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”, ka shkruar ai në facebook.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc.
Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026.
Ndonëse ishte ekipi serb që e kontrolloi lojën më mirë në terren në pjesë e parë, megjithatë, kuqezinjtë përmes Rey Manajt në minutën e 45-1’ kaluan në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.