
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka dhënë një mesazh të fortë nga Tirana sa i takon rrugës së integrimit të vendit drejt BE.Në krah të kryeministrit Rama, ajo tha se shqiptarët e duan BE-në dhe do të votonin pro anëtarësimit.
“Ne arritëm një marrëveshje në 2023-it. Vitin që do të vijë do të heqim tarifat e roming. Kjo është e mirë për bizneset dhe ekonomitë. I dashur Edi, ndoshta është rasti më i fortë, për zgjerimin nuk është çështja ekonomike apo gjeopolitike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën. Nëse do të bëhej një referendum sot, 90 përqind e shqiptarëve do të votonin pro. Të gjithë janë me ne dhe ju. Të gjithë mbështesin zgjerimin. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar. Ju uroj suksese në anëtarësimin në BE. Do ju mbështes.”, tha ajo.