
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi mazhorancën se kërkon të zgjedhë Avokat të Popullit një kandidaturë që nuk i përket opozitës, ndryshe nga sa parashikon marrëveshja e 2017-ës që ia ka lënë drejtimin e këtij institucioni një përfaqësuesi të propozuar nga pakica parlamentare.Berisha tha se kandidati i opozitës është kreu i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni dhe emri i tij duhet të hidhet për votim në Parlament.
“Në ligjin e Parlamentit, Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa”, tha Berisha.
Sali Berisha: Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur në një ujdi me opozitën, para 5 vitesh, apo kur e kanë marrë. Duan ta marrin, le ta marrin. Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurtë se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë… Ne kemi një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në Parlament. Niko Peleshi, që Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, po, çfarë të them unë. Dhe duhet një gjë, çfarë vjen prej Zotit, duhet mirë se ardhë duhet them.Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim. Kështu në ligjin e Parlamentit, Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa. Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan. Ose nëse duan, ja kush është kandidatura”, tha Berisha.