
Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë e bllokimit të një segmenti të autostradës që lidh këto dy zona.Trafiku është përqendruar kryesisht në rrugën dytësore, ku është krijuar një varg i pandërprerë automjetesh që nis nga kryqëzimi i Budullës (pranë Fushë-Krujës) e deri në zonën e Maminasit.Mbyllja e njërit segment të autostradës Vorë-Durrës ka sjellë rritje të fluksit të automjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, duke krijuar radhë kilometrike dhe pritje të gjata për drejtuesit e mjeteve.