
Kosova ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Suedisë. Dardanët triumfuan me rezultatin 0-1 edhe në fushën e suedezëve me golin e vetëm që u shënua nga Fisnik Asllani në minutën e 32.
Në takimin e luajtur në Goteberg, “Dardanët” menaxhuan në mënyrë fantastike lojën. Më pas, ekipi arriti mjaft mirë të ruante rezultatin, duke mos e lejuar Suedinë të shënonte edhe në këtë sfidë.
Kështu Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, 4 më shumë se vendi i tretë Sllovenia dhe duke iu afruar më shumë ëndrrës për në Botëror, ku do t’i mjaftojë vetëm një pikë në takimin tjetër pikërisht kundër Sllovenisë për të arritur fazën “Play Off”.