
Presidenti Donald Trump konfirmoi se të premten do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lajmi u bë i ditur gjatë fluturimit të kthimit nga Lindja e Mesme, ku Trump u përgjigj “Unë besoj se po” kur u pyet nga gazetarët. Zelensky kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të udhëtonte drejt Uashingtonit “këtë javë”. Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin në Gaza të arritur me ndërmjetësimin e Trump, duke thënë se sjell “shpresë shtesë për paqe” edhe në Ukrainë. Ai theksoi se udhëheqja dhe vendosmëria ndërkombëtare mund të funksionojnë në favor të Ukrainës.