
Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social Facebook, duke reflektuar mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time,” shkruan Berisha.