
Në takimet që deputetët e Partisë Socialiste po zhvillojnë me strukturat e partisë së Tiranës, po u bëhet e ditur militantëve se pritet dorëheqja e Eion Veliajt nga posti i kryebashkikut…
Akt që do të hapë zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndoshta përpara 31 tetorit.
Siç mësohet kërkesa duket se i është bërë në mënyrë të prerë, e si pasojë nëse kjo nuk ndodh, do të nisë një fushatë sulmi ndaj tij.
Fushatë e cila ka filluar me sondazhet e pilotuara nga qeveria, ku Erin Veliaj paraqitet me një përkrahje të vetëm 14% të votuesve të PS-së, ndërsa Orgerta Manastirliu pëlqehet nga 85% e votuesve.
Një rezultat i qartë që tregon se sapo ka nisur shpallja armik i kryetarit të bashkisë së Tiranës, nëse ai nuk do të japë dorëheqjen.
Madje nga ajo që është folur në takimet e strukturave të PS-së, dorëheqja e Veliajt pritet brenda kësaj jave, ndryshe, plani prishet dhe do të nisë përplasja.
Përplasje, e cila nuk do të jetë vetëm politike, por sipas gjasave mund të ndikojë edhe në statusin penal të kryebashkiakut.
Në takimet që kanë zhvilluar deputetët në bazë, është thënë se PS e ka mbrojtur Erion Veliajn më shumë se standardi që ka vendosur për zyrtarët e saj, duke mos e përjashtuar nga partia, siç ka bërë me rastet parardhëse.
Siç mësohet, në takime është thënë se PS nuk do të lejojë që të merret nëpër këmbë elektorati socialist, i cili kërkon kryetarin në krye të punëve.
“Dorëheqja brenda kësaj jave” është përhapur si një sllogan, por që duket se përbën edhe shantazhin që i është bërë kryebashkiakut. Rama nuk dëshiron që zgjedhjet e Tiranës t’i zhvillojë veçmas me bashkitë e tjera dhe ky version konsiderohet si ultimatum politik i mazhorancës.
Rama, pikërisht për të mos zhvilluar zgjedhjet të veçuara ka detyruar dorëheqjet e kryebashkiakëve të Matit, Beratit, Tepelenës, më pas ka emëruar ministër kryebashkiakun e Cërrikut dhe ka detyruar kryetarin e bashkisë së Vlorës që të japë dorëheqjen. i gjithë ky skenar është një manovër politike për të konfirmuar rezultatin e 11 majit, dhe për të mbyllur përfundimisht plagën ‘Veliaj’.
Por kundërshtia e hapur e kryebashkiakut të Tiranës, ka sjellë një situatë që Edi Rama nuk e ka pritur. Pasi i mësuar me bindjen e plotë të vartësve të tij, kryeministri mësohet se është irrituar tepër dhe ka kërkuar juristëve pranë tij të qepnin plagën e hapur në mënyrë të menjëhershme.
Ditën e premte, Edi Rama do të marrë pjesë me një fjalim në tubimin e shoqatës së veteranëve të UÇK-së. Pas mitingut që do të zhvillohet në sheshin Skënderbej, pritet që ai të mbledhë kryesinë e PS-së, për një qëndrim final mbi Erion Veliajn. Ku sipas të gjitha gjasave do të ketë një tablo të gjatë sinoptike që pritet ta shpallin Lalin ‘poliagjent’ të disa shërbimeve armike./Pamfleti