
Një libër i ri me titull “The Incidental Feminist”, i autores Tina Gaudoin, ka ngritur pretendime tronditëse se ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher kishte pasur dy lidhje jashtëmartesore gjatë martesës me bashkëshortin e saj, Denis.
Sipas librit, “Zonja e Hekurt” kishte një romancë në fillimet e karrierës së saj parlamentare dhe një tjetër me Sir Humphrey Atkins, ish-ministër për Irlandën e Veriut në vitet ’80. Disa burime brenda Partisë Konservatore kanë pohuar se lidhja me Atkins ishte sekret i njohur, ndërsa përflitet edhe një miqësi e ngushtë me ish-këshilltarin e saj të PR, Lord Bell.
Historiani Lord Moore, biografi zyrtar i Thatcher, i ka cilësuar akuzat si “pa prova bindëse”. Libri gjithashtu përmend miqësinë e çuditshme të Denis Thatcher me modelen Mandy Rice-Davies, e përfshirë dikur në skandalin “Profumo”.
Pretendimet, të publikuara në 100-vjetorin e lindjes së saj, kanë hapur debat në Britani mbi jetën private të një prej figurave më të fuqishme politike të shekullit XX.