
Presidenti amerikan reagoi me zemërim ndaj mënyrës se si revista Time e paraqiti në kopertinën e saj të fundit, duke e akuzuar për manipulim të imazhit dhe për “fshirje” të flokëve të tij karakteristikë.
Presidenti amerikan Donald Tramp është zemëruar sërish me median, këtë herë për një detaj estetik. Revista Time i ka kushtuar atij kopertinën e datës 13 tetor, duke e cilësuar si “Triumfin e tij” për sukseset diplomatike në çështjen e Gazës, por fotoja e zgjedhur e ka acaruar tej mase miliarderin republikan.
Në rrjetin e tij social Truth Social, Tramp ka reaguar me tone ironike: Artikulli nuk është i keq, por fotografia është më e keqja e të gjitha kohërave. Ata më kanë fshirë flokët!, shkroi ai, duke kritikuar mënyrën se si revista e kishte paraqitur.
Trump u ankua gjithashtu për një detaj grafik në kopertinë, duke thënë se Time ka shtuar diçka mbi kokën time, që duket si një kurorë pezull , por shumë e vogël. Ai shtoi se fotoja është marrë nga një kënd që nuk e nxjerr aspak mirë dhe e quajti një imazh të tmerrshëm që duhet kritikuar publikisht.
Deklaratat e tij shkaktuan reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë përdorues ironizuan reagimin e presidentit, duke kujtuar se Tramp është i njohur për ndjeshmërinë e tij ndaj imazhit personal dhe veçanërisht për flokët e tij karakteristikë.
Pavarësisht kritikave, kopertina e Time ka qarkulluar gjerësisht, duke tërhequr vëmendjen për kontrastin mes titullit që lavdëron Triumfin e Trump dhe zemërimit të vetë protagonistit për një detaj estetik.