
David Dano, i riu nga Vlora i cili ndërpreu me tone të ashpra mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kërkuar llogari për problemin e tij, ka gjetur më në fund zgjidhje.
Përpjekjet dhe zëri i tij për të kërkuar dëmshpërblimin për shembjen e banesës pesë vite më parë gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës “Transballkanike”, kanë rënë më në fund edhe në veshin e Bashkisë Vlorë dhe drejtuesve të saj.Ditën e sotme, kryetari i komanduar i kësaj bashkie ka njoftuar se problemi i Davidit është zgjidhur dhe se i riu do marrë dëmshpërblimin që i takon dhe që është miratuar me kohë nga Këshilli i Ministrave.
Prej disa vitesh, Davidi, bashkë me vlonjatë të tjerë, sorollateshin në dyert e institucioneve për të kërkuar të drejtën që u takonte, ndërkohë jetonin në kushte të vështira.
Rasti i Davidit tregon një fakt të trishtë që vetëm me forcë, mund të marrësh atë që nga të takon, nga shteti që i paguan çdo detyrim si qytetar, por vetëm si i tillë nuk jeton.