
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta. Ai kundërshton masën e sigurisë arrest në burg duke pretenduar se është një masë e paarsyeshme.
Meta është i pandehur nga SPAK për akuza të rënda bashkë me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ish-vjehrrën Fatime Kryemadhi dhe dy bashkëpunëtorë të tyre.
Në Gjykatën e Posaçme dosja po shqyrtohet në seancë paraprake.