
Grupi palestinez Hamas ka deklaruar publikisht se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin dhe ka shprehur gatishmërinë për të kthyer trupat e të gjithë pengjeve izraelitë që ndodhen ende në Rripin e Gazës.“Procesi i kthimit të trupave të të burgosurve izraelitë mund të zgjasë, pasi disa prej këtyre trupave u varrosën në tunele të shkatërruara nga pushtimi, ndërsa të tjerë mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara dhe të shembura”, tha Hamasi.
Pavarësisht këtij angazhimi, tensionet mbeten të larta. Izraeli ka paralajmëruar se nëse Hamasi nuk përmbush pjesën e tij të marrëveshjes dhe nuk kthen trupat, do të rifillojë operacionet ushtarake në Gaza.