Aktualitet Bota SHBA Uncategorized

Spanja refuzoi rritjen e buxhetit në 5% për mbrojtjen, Trump kërcënon: Do ta paguani dyfish!

Jo gjithë vendet në Samitin e NATO-s në Hagë ishin dakord për rritjen e buxhetit për mbrojtjen. Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Spanjën për refuzimin e saj që të rrisë buxhetin për mbrojtje sipas objektivit të vedos nga NATO në 5%.

Trump tha se qëndrimi i Madridit është “i pafalshëm” dhe “i padrejtë”, ndërsa ka paralajmëruar pasoja për të. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar spanjoll, Trump i tha:
“Ju jeni i vetmi vend që nuk po paguani. Nuk e di cili është problemi. Mendoj se është shumë keq. Ne do ta kompensojmë. Po negociojmë një marrëveshje tregtare me Spanjën. Do t’i bëjmë të paguajnë dyfish. Dhe e kam seriozisht.”
Ai më tej i është drejtuar gazetarit, duke i thënë: “Duhet t’u thuash të kthehen dhe të paguajnë! Ti je gazetar, thuaju të kthehen, duhet të bashkohen me të gjitha ato vende që po paguajnë 5%!”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *