
Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e saj të 13-të dhe ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm që prej orës 06:00. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, punëtorët janë të vendosur të mos tërhiqen.
Minatorët shprehen se deri më tani asnjë përfaqësues i kompanisë nuk është paraqitur për t’u takuar me ta apo për të dhënë një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre.“Do të qëndrojmë këtu derisa të marrim një përgjigje konkrete,” deklarojnë protestuesit, të cilët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe respektim të të drejtave të tyre ekonomike e sociale.
Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa minatorët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërçit.