
Takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit Volodymyyr Zelensky ishte “i tensionuar”, me udhëheqësin ukrainas që dështoi të siguronte dërgesat e raketave Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.Trump i tha Zelenskyt se nuk planifikon t’i japë raketa Tomahawk “të paktën për momentin”, sipas dy personave të informuar mbi takimin. Bisedimet zgjatën rreth dy orë e gjysmë dhe u përshkruan nga një burim si “jo të lehta” dhe nga një tjetër si “të këqija”. Në disa raste, diskutimi “u bë paksa emocional”, tha media.