
23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani, u gjet i vdekur në parkingun e Departamentit të Matematikës në Universitetin e Peruxhias në Itali. Autoritetet u vunë në alarm në orën 4 të mëngjesit.Por kur, mbërritën ekipet e emergjencës, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bënin për të riun.Sipas burimeve, sulmi u krye me thikë. Një plagë e thellë ishte e dukshme në trup, pranë gjoksit, e cila rezultoi fatale. Disa të rinj të pranishëm raportuan një sherr me një grup tjetër të rinjsh, të cilët ikën menjëherë pas goditjes me thikë.
Grindja shpërtheu për çështje të parëndësishme (nuk është e qartë nëse kishte ndodhur tashmë brenda klubit aty pranë 100Dieci) dhe u përshkallëzua në tragjedi. Policia italiane mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë.
Shërbimet e urgjencës mjekësore ishin gjithashtu të pranishme, por arritën vetëm të konfirmonin vdekjen e 23-vjeçarit. Autoritetet lokale po mbledhin prova nga vendingjarja, për të zbardhuar të gjithë këtë krim.
Detajet:
Sipas informacioneve, Cumani, kishte mbërritur në Perugia me disa miq për të kaluar mbrëmjen në qytet.
Grupi më pas u takua me të rinj të tjerë, që jetonin në Perugia, dhe dy grupet dyshohet se u grindën që kulmoi me goditjet fatale me thikë.Vendndodhja e krimit zbuloi njolla gjaku përpara Departamentit të Matematikës dhe në zona të ndryshme të parkingut.Rreth kabinës së hyrjes dhe përgjatë shkallëve që lidhin zonën me Via Elce di Sotto, u gjetën shishe pije alkoolike dhe gota plastike – siç ndodh shpesh në fundjavë, megjithëse është e paqartë nëse ato kishin lidhje me incidentin.
Një shishe plastike me njolla gjaku e gjetur pranë një njolle gjaku sugjeron se dikush mund të jetë përpjekur ta lajë gjakun pas sulmit.