
Emma Tiglao u kurorëzua Miss Grand International 2025 në finalen e mbajtur më 18 tetor në Bangkok, Tajlandë, duke lënë pas 76 konkurrente nga mbarë bota. Kurora iu dorëzua nga mbretëresha në largim, CJ Opiaza, po nga Filipinet, duke shënuar herën e dytë që vendi i Azisë Juglindore fiton këtë titull prestigjioz.
Që nga parakalimi i parë, Emma u veçua për elegancën, prezencën e fortë skenike dhe komunikimin e qartë. Në raundin përfundimtar të pyetjeve, ajo dha një përgjigje të konsideruar vendimtare nga publiku dhe juria, duke reflektuar temën e këtij edicioni, Ndalo luftën dhe dhunën. Mesazhi i saj u lexua si i përshtatshëm për rolin e ambasadores globale të kauzës që promovon organizata.
Mbrëmja finale nisi me një hapje festive, ku konkurruentet parakaluan me veshje skenike të unifikuara, përpara se juria të përzgjidhte Top 20, përfshirë fituesen e votimit online Fuqia e Vitit e Vendit. Pas raundeve të mëtejshme të prezantimit, intervistës dhe ecjes me fustan mbrëmjeje, gara u ngushtua te finalistet, ku Tiglao siguroi epërsinë.
Gjatë mandatit njëvjeçar, Emma do të banojë në Tajlandë dhe do të udhëtojë në disa vende për të promovuar nismat e paqes dhe humanizmit të Miss Grand International. Fitorja e saj forcon profilin e Filipineve si një nga vendet më të suksesshme në skenën e bukurive ndërkombëtare.