
(FILES) France's President Emmanuel Macron (L) and France's Minister of Armed Forces Sebastien Lecornu leave following the annual Bastille Day military parade on the Champs-Elysees Avenue in Paris on July 14, 2025. France's President Emmanuel Macron reappointed Sébastien Lecornu as Prime Minister on October 10, 2025 evening, four days after his resignation, the presidency announced in a statement. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar për herë të parë pas vjedhjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke premtuar se autoritetet do të gjejnë të tetë stolitë e vjedhura dhe se autorët do të vihen përpara drejtësisë.
Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të dalin përpara drejtësisë. Po bëhet çdo përpjekje, në çdo drejtim, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit,” u shpreh presidenti francez
Ai shtoi gjithashtu se masat për sigurinë janë tashmë pjesë e një plani të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e masave të sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë,” përfundon Macron në deklaratën e tij.