Aktualitet Bota

Shefi i NATO-s paralajmëron Luftën e Tretë Botërore

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë alarmante për të ardhmen e sigurisë globale, duke parashikuar se një konflikt botëror mund të shpërthejë si pasojë e një koordinimi ushtarak mes Kinës dhe Rusisë.Në një intervistë për New York Times, Rutte tha se Presidenti kinez Xi Jinping mund të nisë pushtimin e Tajvanit, ndërkohë që njëkohësisht Rusia e Vladimir Putinit mund të sulmojë një vend të NATO-s në Evropë, për të shpërqendruar dhe dobësuar perëndimin.“Nëse Xi sulmon Tajvanin, ai do të sigurohet që Putini të mbajë Evropën të zënë”, tha Rutte. “Ndoshta kështu do të fillojë Lufta e Tretë Botërore.”Ai përmendi republikat baltike – Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – si territoret më të rrezikuara për një agresion të mundshëm rus, duke përmendur nostalgjinë e Kremlinit për ndikimin sovjetik.Deklaratat e Rutte-s shkaktuan reagim të menjëhershëm nga Rusia. Një përfaqësues i Kremlinit i është drejtuar me ironi ish-kryeministrit holandez në rrjetin social X (ish-Twitter): “Duket se Rutte ka ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze. Le të përgatitet për një të ardhme në një kamp siberian”, shkroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev. Në dritën e këtyre kërcënimeve, Rutte theksoi nevojën urgjente që vendet perëndimore të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, të forcojnë kapacitetet e NATO-s dhe të rrisin bashkëpunimin me partnerët në rajonin Indo-Paqësor. “Rusia po rindërtohet ushtarakisht me një shpejtësi të paprecedentë. Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”. Ai përmendi edhe rolin e Donald Trump në diplomacinë me Putinin, duke thënë se ishte “i vetmi që kishte thyer embargo diplomatike me Rusinë”.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *