
Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “shut the f**k up” dhe talli brutalisht ish-sekretaren e Brendshme konservatore Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për arritjet në migracionin e paligjshëm, duke e kontrastuar këtë me “poezinë e opozitës”.
I ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar për një samit që do të trajtojë trafikimin përmes Ballkanit, zoti Edi Rama tha se bashkëpunimi për krimin e organizuar dhe migracionin e paligjshëm po funksionon në mënyrë fantastike: “Jo vetëm që ka funksionuar në mënyrë fantastike, por ka funksionuar në një mënyrë që besoj se është e qëndrueshme…“Është një përballje sistemike me këtë sëmundje të rrjeteve të trafikimit.”
Me një referencë thumbuese ndaj zotit Farage, ai tha: “Nuk na takon ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush nuk do të zgjidhet në Britani, por në fund të ditës e kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh asnjë problem kur bëhet fjalë për të bashkëpunuar me këdo. Dhe, në fund, besoj se Farage nuk është problemi; Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër.”
Duke iu referuar kalimeve me gomone, zoti Rama u tha dëgjuesve në Chatham House: “Disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit. Dhe njeriu pyet veten pse u larguat nga Evropa.”
“U larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe tani keni më shumë anije. U larguat nga Evropa sepse donit më shumë investime, keni më pak investime. U larguat nga Evropa sepse donit më shumë lumturi, tani jeni të depresionuar.”
Ai vazhdoi duke thënë se migrantët janë bërë “kurbanë” për Brexit. Zoti Rama shtoi se ishte ende i zemëruar me ish-sekretaren e Brendshme Suella Braverman, e cila në vitin 2023 iu referua “kriminelëve shqiptarë”.
“Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me ironi. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse, nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh.”
Ai u bëri thirrje politikanëve britanikë që të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër veçse për arsye shumë të mira”. “Tani ata po japin energji, po japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, të kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i prek shqiptarët duhet të “shut the f**k up.”/Mirror