
23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.
Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçin ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, Daniel Pepa ka shkuar në makinë, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Paluçi, i cili po ashtu vdiq për shkak të plagëve.
Mësohet se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes, ndërsa kanë dhënë para hetuesve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë.
Versioni i dhënë nga kamerierët dhe dëshmitarët vërtetohet edhe nga pamjet nga kamerat e sigurisë.