Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2” u shfaq mëngjesin e sotëm nga spitali, duke qetësuar më vonë ndjekësit me një mesazh optimist pas ndërhyrjes.
Efi Dhedhes ka shqetësuar fansat e saj mëngjesin e sotëm pasi publikoi një foto nga spitali, ku shihej e shtrirë në shtrat me veshjen e pacientëve dhe një mbishkrim të shkurtër: “Mirëmëngjes edhe kështu”. Postimi u interpretua menjëherë si shenjë se ajo po i nënshtrohej një ndërhyrjeje mjekësore.
Pak orë më vonë, Efi vendosi të qetësojë ndjekësit me një tjetër foto, këtë herë duke buzëqeshur dhe duke bërë shenjën e paqes, shoqëruar me fjalët: “Me sukses”.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje mbi llojin e ndërhyrjes, postimi i saj ka marrë qindra komente dhe urime për shërim të shpejtë.
Ndjekësit dhe miqtë virtualë i kanë shprehur mbështetje, ndërsa Efi ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë dhe se gjithçka ka përfunduar pa komplikacione.
