Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka folur hapur për ndarjen e tij të bujshme nga modelja Arbenita Ismajli, duke sqaruar raportin që ka aktualisht me të dhe vajzën e tyre, pas akuzave të rënda që kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit. Artisti tha se ka më shumë se një vit që nuk e ka parë vajzën e tij, ndërsa ka bërë përpjekje të shumta për ta takuar.
“Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur”, tha ai në “Mirembrema Yje”.
Ai ka theksuar se pavarësisht komenteve që janë bërë në publik, nuk ka pasur qëllim të flasë keq për ish-partneren.
“Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje”, tha reperi.Ai gjithashtu deklaroi se është mashtruar në një marrëveshje që kishte nënshkruar, duke besuar se ajo do t’i mundësonte kontakt me vajzën.
“Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”, tha Fero.
