Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga Kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në funksion të reformës së paralajmëruar për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.Një komision i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit pritet të vendosë në ditët në vijim, se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët drejtues do të qëndrojnë në detyrë. Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit SocialArdian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve FetareOneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike Ardian Iljazaj: Drejtoria e ShërbimeveValbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve NjerëzoreRobert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.