PSE NUK U BËRA MASON – Mitro Çela-Sekrtet e masonerisë: dje dhe sot.-Tetor 1991.Ftesë zyrtare nga Athina për Pashkon, Teodor Kekon dhe mua.-Pse ne?-Pyeta unë.-Sepse jemi deputetë ortodoks.-Tha Pashko.–Pika politikës,-tha Dori.-Ne jemi ortodoksë nga emri. Ateistë nga bindjet.Bëmë konak në hotel “Hilton”.Po pinim birrë. Vjen një grek. Na zgjati dorën:-Dhimitris Vourgos. Jam aksioner tek “Inter American bank”!Jeni të ftuar nga Kontaminai. Bosi im.Një gradaçel.Ashesori.Kati i 15-të.Një super zyrë.Bosi. I gjatë. I hollë. I kullarisur.-Uzo të shuar me ujë apo konjak Metaksa?-Nisi bisedën.–Dua tu pyes:-Keni Lozhë masonerie në Tiranë?-Mbreti Zog i ndihmonte masonët. -Tha Pashko.-Në vitet ‘30 kishim tre Lozha: në Korçë. Shkodër. Durrës.Enver Hoxha i nxorri jashtë ligjit.Ishin shoqëri sekrete.-Mund t’u bëj një korigjim zoti Pashko?Masoneria është:”Shoqëri me sekrete. Por nuk është shoqëri sekrete”-Ky po flet me sofizma,- tha Dori. -Që duke qënë poet, ishte këshilltari i Pashkos për ekonominë!?-Ka të drejtë,-tha Pashko.-Ta shkoqit kur të pimë birrë.-Ne duam të hapim një Lozhë masonerie në Tiranë.Pse pikërisht ju të tre? Për ju na ka folur Kanellasi. Miku juaj në ambasdën greke në Tiranë.Pse tre? Lozha ka 33 shkallë.Shkalla e parë duhet te ketë tre masonë. Tre të parët duhet të jenë VIP-a.-Pas dy ditësh do të bëhet “pagëzimi” i Lozhës bullgare. Jeni të ftuar.-Drekën do ta hani në jahtin tim. Do u shoqëroi Dhimitris.Në drekë do jetë edhe ministri i Finacave.Protokoll për zotin Pashko, si zëvëndës Kryeministër.Një jaht sa një vaporr.Luks.Zumë vend rreth një tavoline. U bëme 7 persona.-Pse 7-të? -Pyeta. Dhimitrin.-Është numër i “shënjtë”. Do e mësosh një ditë!Pashko fliste për liberalizimin e ekonomisë, me ministrin e finacave.Unë pyeta Dhimitrin:-Nuk di asgjë per masonerinë. Mund të më tregosh?-Sipas legjendës. Zanafillën e ka nga Tempulli i mbretit Solomon.3000 vjet para Krishtit.Ishin 15 arkitektë.Kryearkitekt: Hirami.Ai dinte një sekret për ndërtimin e tempullit.Ju lutën nxënësit :Na e trego sekretin mjeshtër?!Nuk ua tregoi.E kërcënuan.Nuk e hapi gojë.E torturuan dhe e vranë…Mbeti sekreti dhe simboli:Kompast dhe viziore. Në mes një: “G”.-nën kuptonGjeometri.Mendohet se universi fuksionin sipas rregullave matematikore.Dhe lindi masoneria.-Po e vërteta?-Në vitin 1717 u hap Lozha e Madhe e Anglisë.E hapën ustallarët e gurit. Mblidheshin një herë në vit.Në vitin 1728 u hap Lozha në Francë.-Por më e famëshmë është Lozha amerikane.U hap në vitin 1730.Mason ka qënë Xhorxh Washiktoni-presidenti i parë i Amerikës.Abraham Likolni.Rosvelti. Çurçilli. Bushi.Vetëm një president nuk ka qënë mason:Xhon Kenedi!…-E vranë…?!Mendova unë.-Masonë kanë qënë Mikelaxhelo dhe Leonardo Da Vinçi. Moxart dhe Betoven.Buzëqeshja enigmatike e Xhokondës, lidhet ne sekretin e masonëve.Mu kujtua romani “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit.Në një kapitull princi Pjerr Brezuhov, tregon për Lozhën e Madhe në Shën Petërburg.Në një letër Cari i drejtohet Bonopartit ( Dhe anasjelltas):“Vëlla Napoleon!”-Masonë kanë qënë Gëte, Viktor Hygi, Dostojefski, Bajroni, Shell, Çehovi, Esenini etj.-Përfundoi bisedën Dhimitri.U ndamë.Pasdite Pashko takoi kryeministrin Micoqatis.Ne pritëm në holl, me gota birre në duar.-Nuk është herë e parë që më kanë kërkuar të hapim Lozhë në Tiranë.Oferta në Paris.Në Romë.Në ShBA.-Por unë them që jemi herët. Armiku më i madh i masonëve është kisha katolike.Dhe Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me Vatikanin.Kundër masonëve janë edhe myslymanët.Të gjitha fetë?!-Pse?-Pyeti Dori?-Masonët nuk besojnë as Krishtin e as Muhametin.Kanë Zotin e tyre.Masonët duan të ndërtojnë një Rend të Ri Botëror.Qeveritë të jene roje natë.Botën ta “nakatosi” Mjeshtri i Madh me qëndër në Nju Jork dhe degët kudo në botë?!-Mitro! Unë me Kekon do shkojmë në Londër.Na pret Zhak Atali, drejtor i BERZH.Nuk vimë dot ne takimin për inagurimin e Lozhes bullgare.Duhet të shkosh vetëm!Nuk kundërshtova. Ngrita supet.Të nesmen, në sheshin “Omonia” takova Filip Çakulin me vëllain: Kiçon.I thashë se nesër kemi një takim. Do jemi të tre.Nuk tha jo. Në atë mot unë isha kryeredaktor i “RD”-së.Ai zëvendës.Në hotel na mori Dhimitri.Makina “gjarpëronte” rrugëve të Athinës.Me mendje tek vrasja e arqitektit Hirami, mu kujtua se diku kisha lexuar:-Në se doni një qytet, që e kanë vrarë arqitektët, vizitoni Athinën!Makina qëndroi në oborrin me kangjella të një vile. Tre katëshe.Të gjitha grillat të mbyllura.
Shkallëve hipnin e zbrisnin njerëz.Në katin e tretë një zyrë e madhe.
E ndarë në dy pjesë me xham.Na ftuan me shënja të ulemi.
Në anën tjetër të xhamit, në një tavolinë ulur 7 burra.Përballë tyre dikush u fliste. Ata nuk na shihnin. Dhimitri më tha:-Janë 7 bullgarë. Janë në shkallën e dytë.Do jenë nën kujdesarinë e Mjeshtrit të Madh të Athinës.
Për të fituar pavarësinë duhet të jenë 49 vëllezër.Ata do të zgjedhin Mjeshtrin e Madh të Sofjes.Mbaroi ceremonia me bullgarët. Nisën këshillat me ne.-Në Tiranë do gjeni një dhomë.
Qiranë e paguajmë ne.
Në dhomë duhet të jetë një tavolinë.Mbi tavolinë do vendosni biblën dhe kuranin.
Në masoneri duhet të ftoni ministra, deputetë, shkrimtarë, artistë, bisesmenë.
Do kini edhe ndihmën e ambasadës greke.-Masoneri do të thotë vllazëri. Masoni mund të jetë kristan, myslyman protestant a budist. Por edhe ateist. Masoni mund të votojë majtas ose djathtas.Në mbledhjet e masonëve ndalohen debatet politike dhe fetare.-Idetë e masonetisë kanë qënë themeli i revolucionit francez në viti 1793: Liri. Barazi. Vllazëri.-Filozofija jonë është toleranca. Demokracia. Dialogu. Të drejtat e njeriut.-Janë këto parime që masoneria është nxjerrë jashtë ligjit në vende komuniste ose me diktaturë.Hitleri shfarosi hebrejtë dhe masonët.Vëllai i Filipi Çakulit u vendos të ishte korier.Ai jetonte në Athinë.U kthyem në Tiranë. U takuam me Pashkon dhe Kekon.Thotë Pashko:-Mitro ta lënë këtë punë. Duke qënë shoqëri me sekrete, do na marrin për sigurimsa!Njoftoi edhe grekët!…Kaluan shumë kohë. …Në vitin 2007 erdhi në Tiranë Jean Mitchel Quillardet-Mjeshtri i Madh i Francës. (Grand Orient). Avokat i njohur.Takoi Berishën dhe Presidentin Topi. Ka zëra, që ai kërkoi të hapesh një Lozhë në Tiranë, nën kujdesarinë e Francës.Argumenti? Shqipëria ishte futur në bashkësinë franko-fone.Nisma mbeti thjeshtë ide!…11 tetor 2011 u hap Lozha në Tiranë.Mjeshtër i Madh u zgjodh Elton Çaçi.Ishte Mjeshtri i Madh më i ri në botë-31 vjeç.Në ceremoni morën pjesë 150 masonë nga gjithë bota.Mes tyre:Mjeshtrat e Mëdhej: Gustavo Rafi-Itali. Petër Kostaç-Serbi. Nicolaos Vourgidisi-Greqi.…19 maj 2017 . Në Kansas Siti, Mjeshtri i Madh Bill Sardone shpalli antarësimin e Shqipërisë në masonerinë botërore.Ka edhe një fakt tjetër.
Maksim Zotaj ishte mason. Anetar i Lozhës në Nju Jork. Ishte në nivelin e 32. Vdiq para pesë viteve.Shënim.Mes dekoratave që jep Presidenti njera quhet:“Mjeshtër i Madh i Punës.”Hua nga masoneria.Rastësi?Në politikë “rastet” i ka marrë lumi?!
