Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në forumin e Berlin Global Dialogue (BGD), i ‘shoqëruar’ nga ministrja për Shtetin dhe për Inteligjencën Artificiale, ‘Diella’.“Kryeministër, mirë se erdhët në Berlin. Ju jeni kudo. Ju dhe unë keni ndarë skenën në shumë kontinente. Kjo është hera e parë që ne ndajmë këtë skenë. Nëse do të dija që do kishit vënë kollare, do ta kisha vënë dhe unë.”, tha Ali Asllani, ndërsa nuk I kursu batutat me kryeministrin Edi Rama.Ky i fundit, nuk i la pas batutat. “Kemi pasur një vit të mbarë nëse do ta vendosim në kontekstin e Europës”, tha Rama.
Ali Asllani: Ursula Von Der Layen tha se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur.Rama: Deri në fund të vitit shpresojmë që të ccelin dhe kapitullin tjetër, Kjo na inkurajon shumë. Në këto moment, Europa është e zgjuar, që nuk ishte kështu pak vite më poarë. Për të pasur një zgjim të tillë, duhej agresioni i9 tmerrshëm brutal kundër Ukrainës, por tani mund të shohim një dallim të madh. Më parë BE thoshte se; Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, vetëm me fjalë, por tani e thotë dhe me vepra. Ke një modesti të paparë, që padyshim nuk është gjermane. Ndoshta rrënjët turke (Batutë me Ali Asllanin).
Ali Asllani: Çelja dhe mbyllja e kapitujve me një ritëm rekord në Shqipëri është një lajm i mirë.Rama: S’jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Në listën tonë, BE është i vetmi realitet që ka dy kufij. BE ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm, jemi ne. Jemi kërthiza e BE
