Policia Kufitare në Kakavijë njofton ditën e hënë në datë 27 tetor, nga 06:00 deri në orën 10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në këtë pikë.
E gjithë kjo vjen si pasojë e një greve që kanë paralajmëruar më herët nga ana e Policisë Kufitare Greke.
Në Kakavijë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.
