Një studim i fundit tregoi se mosha më e zgjuar në jetë është 55 deri në 60 vjeç – jo në të 20-at, sipas “Science Alert”.
Ndërsa rinia shpesh shihet si kulmi i fuqisë mendore, shkenca sugjeron se mosha më e zgjuar në jetë, në të vërtetë arrin kulmin midis moshës 55 dhe 60 vjeç.
Megjithëse aftësitë e papërpunuara njohëse si, kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit të informacionit kanë tendencë të arrijnë kulmin më herët, zakonisht në të 20-at ose 30-at e një personi – hulumtimet e reja tregojnë se funksionimi i përgjithshëm psikologjik – vazhdon të përmirësohet edhe në moshë madhore.
Një studim gjithëpërfshirës, që analizoi 16 tipare gjatë gjithë jetëgjatësisë – zbuloi se dimensionet kryesore si inteligjenca emocionale, ndërgjegjja dhe rezistenca ndaj paragjykimeve njohëse nuk qëndronin vetëm të qëndrueshme – por ato shpesh përmirësoheshin me moshën.Për shembull, ndërgjegjja, e cila ndikon në besueshmërinë dhe fokusin, tenton të arrijë kulmin e saj rreth moshës 65 vjeç.Stabiliteti emocional vazhdon të rritet deri në mesin e të 70-ave.Edhe arsyetimi moral dhe aftësia për të anashkaluar kurthe mendore si, paragjykimi i konfirmimit – përmirësohen ndërsa njerëzit plaken
