Shumë mendojnë se Kleopatra jetoi në “kohën e piramidave”, por faktet historike tregojnë diçka krejt tjetër: ajo ka qenë më afër shpikjes së iPhone-it sesa ndërtimit të Piramidës së Madhe të Gizës.Piramida e Gizës u ndërtua rreth vitit 2560 para Krishtit, ndërsa Kleopatra mbretëroi në 51–30 p.e.s.. Nga ajo kohë deri në shpikjen e iPhone-it në vitin 2007 kalojnë rreth 2050 vjet, ndërsa midis saj dhe ndërtimit të piramidës janë mbi 2500 vjet.Pra, ndërsa ne e imagjinojmë Kleopatrën si figurë të lashtësisë, në realitet ajo ishte më afër teknologjisë moderne sesa arkitekturës së faraonëve. Një kujtesë e bukur se historia nuk është gjithmonë aq “e largët” sa mendojmë.
