Demokratët përcaktojnë strategjinë e ditës përpara raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.
Partia Demokratike ka thirrur sot në mëngjes mbledhjen e grupit të saj parlamentar, e cila do të zhvillohet në orën 09:00 në selinë qendrore të PD-së. Takimi pritet të fokusohet në qëndrimet që do të mbajë opozita gjatë seancës plenare të sotme, ku në rend dite është raportimi i institucioneve të drejtësisë.
Mbledhja, që vjen vetëm një orë para nisjes së seancës në Kuvend, shihet si përgatitje për diskutimet dhe debatet e pritshme në sallën plenare.
