Kreu i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnan Xholi për prezantimin e raportit vjetor para deputetëve.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka mbërritur këtë të hënë në Kuvend, ku pritet të prezantojë raportin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2024. Dumani shoqërohet nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnan Xholi, ndërsa pritet që gjatë seancës plenare të informojë deputetët mbi hetimet e zhvilluara, numrin e çështjeve të përfunduara, si dhe sfidat me të cilat është përballur SPAK gjatë vitit të kaluar.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se raporti përfshin edhe analizën e punës së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese.
Pak minuta para Dumanit, në ambientet e Kuvendit mbërriti edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të ndjekë gjithashtu prezantimin e raportit.
Seanca e sotme pritet të zgjasë disa orë, ndërsa deputetët e opozitës kanë paralajmëruar pyetje të drejtpërdrejta mbi mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit.
