Kryeprokurori Olsian Çela u pyet sot në Kuvend dhe për tenderat publike, nëse ato përfitohen nga persona me precedentë.Në përgjigje, Çela tha se nuk ka të dhëna konkrete për raste të tilla.Pyetje: Rezulton se persona të dënuar kanë përfituar prokurime publike. A keni hetim për shpërdorim detyre për zyrtare për zyrtarë për fenomene të tilla? Apo mbyllni sytë para këtyre fenomene? Përfitimi i tenderave publik nga persona me rekorde kriminale është luftë kundër krimit apo e fuqizon kriminalitetin?
Çela: Nuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe t’ja përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik.
