Një studim britanik ka zbuluar se, mesatarisht, një burrë arrin të ruajë durimin vetëm për 26 minuta gjatë një seance shopping-u me të dashurën ose bashkëshorten. Pas këtij momenti, fillojnë të shfaqen shenjat e mërzisë, irritimit… dhe shpesh edhe dëshira për t’u kthyer në shtëpi.
Më shumë se një e katërta e meshkujve të pyetur kanë pranuar se u ka ndodhur të lënë partneren në mes të shopping-ut për të shkuar vetëm në shtëpi. Arsyet më të zakonshme janë dyqanet e mbushura me njerëz, pritjet e gjata, blerjet e përsëritura dhe kërkesat e shpeshta për mendim: “A më shkon kjo?” apo “Cilin ngjyrë të zgjedh?”.
Ata që tregohen më të duruar zakonisht dalin jashtë dyqanit për të marrë ajër, ose enden përreth qendrave tregtare duke pritur që gjithçka të mbarojë. Megjithatë, studimi tregon se burrat nuk e urrejnë plotësisht shopping-un, në total, ata kalojnë rreth 44-45 minuta për dalje, pra vetëm pak më pak se gratë.
!
Ekspertët shpjegojnë se 15 minutat e para janë vendimtare: nëse në këtë kohë gjejnë diçka që i intereson, mund të rezistojnë më gjatë; në të kundërt, përfundojnë duke u mërzitur shpejt.Pra, herën tjetër që ai fillon të kontrollojë telefonin pas gjysmë ore… studimi ka një shpjegim gati!
