Gjatë intervistës për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj i ka drejtuar Altin Dumanit 10 pyetje të cilat kanë të bëjnë me faktin se pse nuk hetohen dosjet e nxehta.
Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e sotme se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg. Gjatë intervistës për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv,Ahmetaj i ka drejtuar Altin Dumanit 10 pyetje të cilat kanë të bëjnë me faktin se pse nuk hetohen dosjet e nxehta.Ndër pyetjet që Ahmetaj i ka bërë janë për inceneratorin e Tiranës, çështjen Mc Gonigal dhe për fondet e IPARD. Në fund, Ahmetaj thotë se nuk ka asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.
Çim Peka: Megjithatë Dumani sot tha se, ne kemi marrë indicie nga deklaratat e tua dhënë për mua, për të filluar disa çështje. Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka Live’ : Jeni në vete ju apo jo? Unë kam disa pyetje retorike. Kush do ti lexojë si pyetje ti lexojë.1- Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?2- Pyetje tjetër: Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?3- Cila është arsyeja që nuk hetohet. Ca arsye ka që Onkologjiku në vend që ti shërojë, dhe jo për faj të mjekëve, ca arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave. 4- Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?5- Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës? Pse nuk merret?6- Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim.7- Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?8- Pse nuk merret me Becchetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.9- Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.10- Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.
