Mbahet sot seanca gjyqësore paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka shkuar në GJKKO ku do të mbahet seanca paraprake, ku ish-presidenti kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.
