Brendon Saporito, 57-vjeçari amerikan i cili vrau me thikë para disa muajsh gruan e tij, Sandra Saporito, i ka dhënë fund jetës në burg.
Raportohet se Saporito u gjet i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit në IEVP Shkodër, ndërsa mësohet se punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë
