Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të marte qytetin e Beratit. Një konflikt banal për një foto me kalin pranë kalasë ka përfunduar në vrasje.
Viktima, Keli Hoxha, ndodhej me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, kur pas fotos që fëmijët bënë me kalin, refuzoi të paguante paratë. Në atë moment, pronari i kalit, Kristo Mema (i njohur edhe si Kastriot Hoxha), 62 vjeç, e goditi me thikë turistin nga Tirana, duke e lënë të vdekur në vend, në sy të familjarëve të tmerruar.
Mësohet se autori ka precedent penal në Greqi. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytet, ndërsa hetimet për rrethanat e plota po vijojnë.
