
Videoloja e re e Bloober Team që ndërthur udhëtimet në kohë me horrorin psikologjik është bërë zgjedhja perfekte për një mbrëmje të frikshme Halloween-i, ndërsa tashmë mund të blihet me zbritje të madhe në Instant Gaming.
Ndërsa afron nata e Halloween, “Cronos: The New Dawn” po rikthehet në qendër të vëmendjes si një nga përvojat më të veçanta që ofron industria e videolojërave të frikës. Krijuar nga studioja polake Bloober Team, e njohur për “Silent Hill 2 Remake”, loja kombinon atmosferën e errët të një bote post-apokaliptike me elemente të fuqishme psikologjike dhe udhëtime në kohë.
Ngjarja zhvillohet në një univers ku rregullat e fizikës janë përmbysur dhe njerëzimi përballet me qenie të mbinatyrshme që kontrollojnë realitetin. Stili vizual ndërthur brutalizmin e Evropës Lindore me teknologjinë retrofuturiste, duke krijuar një mjedis unik, të ftohtë dhe hipnotizues.

“Cronos: The New Dawn” ka marrë vlerësime shumë pozitive nga kritika dhe komuniteti i lojtarëve për ndërtimin narrativ, zërimin atmosferik dhe ndjesinë e izolimit që të shoqëron gjatë gjithë lojës. Për ata që kërkojnë një përvojë të frikshme por artistikisht të thellë, ky titull është një zgjedhje ideale.
Aktualisht, loja është në ofertë në Instant Gaming me 47% ulje, duke u shitur për më pak se 32 euro nga çmimi fillestar prej 60 euro. Një rast i rrallë për të përjetuar një nga aventurat më intriguese të këtij viti pa shpenzuar shumë dhe në kohën perfekte për një mbrëmje Halloween plot tronditje dhe mister.