Për Mit’hatin 68-vjeçar, Liqeni Artificial në kryeqytet është vendi ku ai kalon më shumë kohën sesa në shtëpinë e tij që e ka mes kaosit të trafikut, pranë Tiranës së Re. “Është si jetë e dytë këtu”-thotë ai teksa vijon-“shëtis shpesh sa të mundem, më parë edhe pëshkoja për qejf, por tani ka diçka që nuk shkon. Shoh shumë peshq të ngordhur dhe kanë vendosur tabela që nuk të lenë të peshkosh”-thotë ai për Faktoje.al, pa qenë në dijeni se aty ku ai kalon më shumë se gjysmën e ditës, po vdesin gjallesat nga ndotja e madhe, përfshi edhe peshqit. “Përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike (“I sëmurë”).
Përkeqësimi i kësaj gjendje do e bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor”. Ky është një nga përkufizimet e studimit të hollësishëm të bërë për ndodtjen e Liqenit Artificial, i publikuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Eksperti i mjedisit, prof Gavrosh Zela, tha për Faktoje.al se situata e ndotjes në Liqenin Artificial është shumë problematike dhe nevojitet marrja e masave të menjëhershme. “Duhet ndërprerë niveli i ndotjes kryesore që vjen nga shkarkimi u ujërave urbane të papërpunuara dhe situata duhet mbajtur në monitorim të përhershëm”-thotë Zela. Nga një vëzhgim në terren në paraditen e 29 tetorit, konstatuam me sy ndotje të theksuar, ku edhe një breshkë uji ka marrë ngjyrën e errët të ujërave të zeza që rrjedhin nga “Tirana e ngjeshur urbane”.
Tetë pika të errëtaNë një hapësirë prej 4.5 hektarësh, Liqeni Artificial ndodhet në pozicionin gjeografik që fatkeqësisht po shërben si “vëndshkarkim i ujërave të ndotura të patrajtuara urbane (ujëra të zeza)” në tetë pika kyçe të saj. Në pjesën jugore të liqenit, ku nis Unaza e Madhe, problem janë shkarkimet e ujërave të zeza që vijnë nga zona urbane e “Liqenit të Thatë”, e mbushur me shumë pallate dhe njësi shërbimi. Ekspertët kanë konstatuar 16 pika derdhjesh të ujërave, ku në tetë prej tyre cilësohen shumë problematike, me prurje të mëdha të ujërave të ndotur. Gjithashtu edhe në pjesën veriore të liqenit, prania e disa lokaleve dhe pallateve në nisje të digës cilësohet një tjetër vatër ndotjeje. “Përmbajtja e lartë e nutrientëve dhe e ulët e oksigjenit tregon se në liqen ka derdhje të shumta, qoftë të substancave të pasura me azot dhe fosfor, qoftë edhe të substancave reduktuese, të cilat konsumojnë oksigjenin
