Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar prokurorin e SPAK, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai tha se Rama e ka telefonuar, ndërsa e cilësoi këtë një akt të rëndë.“Denoncoj ndërhyrjen, telefonatën e Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori i cili i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme ka marrë vendimin e duhur.
Ju them me garanci të plotë që është kërcënuar. Edi Rama nuk e pranon, por është regjistruar. Altin Dumani është një nga kërcënuesit, i ka thënë pak a shumë: Mendo për kokën tënde. Kërcënimi i Ramës është shumë më tepër. Pse po thërret ti zv/kryeministren… E dëgjuat ju dje kryetarin e KLSH që tha Edi Rama nuk lejon inspektorët për të audituar. A ndodh në ndonjë vend të botës?”, tha Berisha.
